Shumë studentë zbulojnë nevojën për të zhvilluar ose përmirësuar aftësitë e menaxhimit të kohës së tyre kur arrijnë në universitet. Ndryshe nga shkolla e mesme, ku mësuesit strukturonin shpesh detyrat tuaja dhe ku klasat mbushnin ditën tuaj, në Universitet, ju do të keni më pak kohë në klasë, më shumë punë jashtë klase, dhe një pjesë të madhe lirie dhe fleksibiliteti. Informacioni ne këte faqe do ju japi këshilla për manaxhimin e mire te kohës tuaj kështu që ju mund të perfitoni maksimumin nga përvoja juaj në Universitet. Celësi I manaxhimit të suksesshëm të kohës tuaj përfshinë:
· Vetë-njohuritë dhe objektivat tuaja
· Zhvillimi dhe mbajtja e një orari personal, fleksibël
Për të identifikuar se si e manaxhoni kohën aktualisht, kryeni vetë-vlerësimin ne adresën e mëposhtëme:
Përpiloni një plan të përgjithëshëm për manaxhimin më efikas të kohes:
KESHILLA PER MANAXHIMIN E KOHES
1. Llogariteni të gjithë kohën tuaj si kohë për t'u përdorur dhe bëni çdo përpjekje për të marrë kënaqësi nga çdo moment.
2. Gjeni diçka që tju pëlqeje në çdo gjë që bëni
3. Perpiquni të jeni optimist dhe të kërkoni të mirën në jetë
4. Gjeni mënyra për të ndërtuar suksesin tuaj.
5. Mos mendoni për dështimet tuaj por fillojni të mësoni nga gabimet tuaja.
6. Kujtoni veten, "Ka gjithmonë kohë të mjaftueshme për gjëra të rëndësishme." Nëse është e rëndësishme, duhet të jetni në gjendje të njeni kohë për të bërë atë
7. Kerkoni menyra per te cliruar kohen tuaj nga impenjime jo productive
8. Analizoni zakonet tuaja të vjetëra dhe kërkoni mënyrat për ti ndryshuar ose eliminuar ato
9. Përpiquni të përdorin kohën e pritjes, bëni shënime ose zhvilloni probleme praktikë.
10. Mbani një kalendar ose axhende për të shënuar gjërat që ju duhet të bëni ose shënime për veten.
11. Sigurohuni që të rishikoni qëllimet e jetës tuaja cdo muaj dhe të sigurohuni që të përfshini përparimin drejt këtyre qëllimeve në një baza ditore.
12. Vendosni fletushka ngjitëse në shtëpinë tuaj ose zyra në lidhje me objektivat tuaja.
13. Mbani gjithmonë këto objektiva afatgjate në mendje.
14. Planifikoni ditën tuaj çdo mëngjes ose një natë më parë dhe caktoni prioritetet për veten tuaj.
15. Mirembani dhe zhvilloni një listë të gjërave të veçanta për të bërë çdo ditë, vendosni prioritetet tuaja dhe merrni masa që më të rëndësishmet të bëhen sa më shpejt gjate ditës. Vlerësoni progresin tuaj në fund të ditës shkurtimisht.
16. Parashikoni cfarë do ndodhi në muajin pasardhës që të planifikoni më mirë kohën tuaj.
17. Shperbleni veten kur gjërat rezultojnë sic ju e kishit planifikuar, sidomos ato të rëndësishmet.
18. Kini besim në veten tuaj dhe në gjykimin tuaj te prioriteteve dhe ruajeni qendrimin tuaj.
19. Kur e shihni qe po bini mbrapa orarit tuaj, pyesni veten: "Çfarë jam duke shmangur?"
20. Filloni me pjesët më të vështira të projekteve, atëherë mund të kuptoni që i keni bërë të gjitha detyra e tjera më të vogla.
21. Kuptoni kur ju jeni përfshirë në projekte joproduktive dhe ndalni sa më shpejt.
22. Gjeni kohë për t'u përqëndruar në pikat me prioritet të lartë.
23. Perqendrohuni tek detyrimet me radhë
24. Investoni përpjekjet tuaja në fusha që ofrojnë përfitime afatgjate
25. Shtyjeni veten dhe jini këmbëngulës, sidomos kur e dini se jeni duke performuar mirë.
26. Mendoni mbi letër nëse është e mundur, kjo e bën më të lehtë të përsërisesh.
27. Jini te sigurtë dhe vendosni afate për veten kur është e mundur.
28. Delego pergjegjësite kur është e mundur.
29. Kerko këshilla kur të jetë e nevojshme.
Përshtatur nga A. Lakein. “Si të merrni kontroll të kohës tuaj dhe jetës tuaj”